by lajme.org on October 21, 2017 Djali i Remzi Hoxhës, letër të hapur Edi Ramës: 22 vite pa drejtësi, 22 vite plagë…
by lajme.org on October 21, 2017 Në nëntor mbahet Forumi dyditor ekonomik i diasporës shqiptare në Prishtinë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeEkonomi 0 commentsMinistria e Energjisë revokohen 121 leje minerareby lajme.orgin Ekonomion March 7, 2014 Ministria e Energjisë ka revokuar 121 leje minerare për subjektet që nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore ndaj shtetit. Pas një auditimi të urdhëruar nga ministri Damian Gjiknuri, rezulton se në 16% të totalit të lejeve të lëshuara nuk zbatohen me korrektësi kërkesat për lejet minerare dhe detyrimet financiare ndaj shtetit. “Ka detyrime, që përsa i përket garancive për mjedisin, detyrime financiare për rentën, ka qenë një dëm prej 2 milionë dollarësh, një pjesë e tyre janë paguar. Pjesa tjetër që nuk kanë paguar është një vlerë rreth 1 milion dollarë, që subjektet i detyrohen shtetit shqiptar”, tha Gjiknuri. Procesi i auditimit do të vazhdojë edhe për subjektet që veprojnë në minierat e bitumit dhe bakrit. Paralelisht me këtë kontroll, Ministria do të nisë auditimin edhe për lejet koncensionare të hidrocentraleve dhe zbatimin e projekteve në terren. “Ligji i koncesionit është i qartë, kontratat, të cilat shkelin afatet thelbësore, patjetër do të gjejnë fundin e një anulimi”, tha Gjiknuri. Ndërsa për rastet kur projektet as nuk kanë nisur të zbatohen, ministri Gjiknuri thotë se do të hidhen në garë të hapur për investitorët e interesuar. “Konstatojmë që një pjesë e mirë e kontratave janë thjesht në letër, duke krijuar edhe një treg të zi që nuk ka as perspektivë, pasi kontratat kanë kaluar cdolloj afati dhe nuk ka më blerës. Do të ishte më normale për shtetin që këto licensa t’i revokonte dhe t’i hidhte në një garë të hapur për të gjithë operatorët e interesuar”, tha Gjiknuri. Previous PostNext Post
by lajme.org in Lajme on October 21, 2017 Gruaja, viktimë e dhunës famijare, kërkon drejtësi 0 comments Një viktimë e dhunës në familje, nënë e dy vajzave, ka mbetur vetëm përballë sfidave të jetës. Tetë muaj pasi …
by lajme.org in Lifestyle on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video) 0 comments Një ditë pa grim është një ditë e kaluar fshehur nën kapele dhe syze. Të paktën për Huda Kattan-in, blogeren e …
by lajme.org in Lifestyle on October 21, 2017 Trendi i ri i Instagramit nga flokët ka kaluar te sytë (Foto) 0 comments Kapakë “të lagur”, të shkëlqyeshëm janë bërë hit absolut i këtij sezoni. Me siguri e dini që këtë vjeshtë …
by lajme.org in Argëtim on October 21, 2017 Laseri më i fuqishëm rritë kapacitetin për tri herë, ndryshon gjithçka në mjekësi dhe astrofizikë (Foto) 0 comments Hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit, me ndihmën e Fondit Ndërkombëtar të Shkencës që ka dhuruar dy milion …