Mimi Kodheli “nxin” figurën e Major Sokol Fekës

Mimi Kodheli “nxin” figurën e Major Sokol Fekës

Mimi Kodheli “nxin” figurën e Major Sokol FekësE thirrur në interpelancë nga demokratët, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi se major Feka ishte dënuar më parë edhe 2 herë të tjera por pavarësisht nga ky fakt ai kishte avancuar në gradë. Ndërsa opozita akuzoi Kodhelin se ka mbledhur ish-sigurimsat në Ministrinë e Mbrojtjes.

E thirrur nga demokratët për të informuar Parlamentin mbi rastin e majorit Feka të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, Mimi Kodheli nuk dha detaje pasi cështja është nën hetim.
Ministrja e Mbrojtjes u fokusua tek e kaluara e majorit, duke deklaruar se ndonëse dënuar dy herë tjera në 2005 dhe 2007, demokratët e promovuan në gradë gjatë qeverisjes së tyre.

Kaq i mjaftoi ministres për t’i thënë opozitës që nuk mund t’i kërkonte asaj llogari, ndonëse vetë Kodheli nuk dha asnjë shpjegim përse një major me dy dënime pas krahëve vazhdoi i qetë punën edhe gjatë 1 viti e gjysmë gjatë të cilit dikasterin e Mbrojtjes e drejtonte ajo.

Ndërkohë, Gent Strazimiri i Partisë Demokratike i kujtoi ministres se ka shkarkuar pa të drejtë shumë ushtarakë të nivelit të lartë. Një prej tyre është rasti i kundëradminiralit Kristaq Gërvenji, që sipas Strazimirit u fut në kurdh nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Bazo.

Hetim për implikimin e majorit Feka duket se frenoi edhe opozitën, por kjo pengoi Strazimirin të akuzonte ministren Kodheli se kishte mbledhur në dikasterin e drejtuar prej saj njerëz të ish-sigurimit të shtetit.

Para se të mbyllnin interpelancën, bënë nga një koment të fundit për ngjyrën e fytyrës së njëri-tjetrit.