Millo Gjukanoviq : Mali i Zi është i përkushtuar anëtarësimit në NATO

Millo Gjukanoviq : Mali i Zi është i përkushtuar anëtarësimit në NATO

Millo Gjukanoviq : Mali i Zi është i përkushtuar anëtarësimit në NATOKryeministri i Malit të Zi dhe lider i Partisë demokratike të socialistëve në pushtet (DPS), Millo Gjukanoviq deklaroi se vendi i tij i është përkushtuar integrimit të plotë në NATO, pasi që arritja e standardeve të Aleancës është në interes të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi.

“Në bazë të hulumtimeve të fundit ka për qindje më të madhe të qytetarëve të cilët e mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, se ata të cilët janë kundër”, theksoi Gjukanoviq.

Ai theksoi se Mali i Zi në vitet e kaluara ka treguar marrëdhënie përgjegjëse drejt plotësimit të standardeve me qëllim që të realizohet integrim i plotë në NATO dhe BE.

Mali i Zi për momentin ndodhet në Planin veprues për anëtarësim (MAP), i cili vlerësohet një hap përpara në anëtarësimin e plotfuqishëm në Aleancë.