gabriel_milito

Milito: Barca më e mirë se Reali

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gabriel Milito, ndjen se Blaugranët janë ende larg më të mirë se sa Real Madridi.

“Ato janë dy ekipet më të mira, me dy trajnerë të mëdhenj, por për shkak të ndjesisë që kam për Barcën dhe për shkak të bashkëlojtarëve të mi, unë ende mendoj se Barcelona është më e mira”.

“Në zhveshtoren e Barcelonës është një grup shumë i fortë, me përqendrimin më të madh të mundshëm për të pasur sukses”, ka thënë Milito. /