Miliarderi indian Roj vizitë në Maqedoni

Miliarderi indian Roj vizitë në Maqedoni

Miliarderi indian Roj vizitë në MaqedoniMiliarderi nga India Subrata Roj sot pritet të mbërrijë për vizitë në Maqedoni, me qëllim të detajimit të projekteve të tij të paralajmëruara investuese. Roj ka paralajmëruar se do të investojë në një kompleks turistik në Liqenin e Ohrit, si dhe në ndërtimin e një objekti në kujtim të Nënë Terezës.

Ai në aeroportin “Shën Apostol Pali” do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski i cili do ta shoqërojë mysafirin gjatë vizitës së tij në Ohër dhe në Shkup.

Pritet që Roj ta vizitojë edhe lokacionin ku është parashikuar ndërtimi i kompleksit turistik, si dhe të realizojë biseda me përfaqësuesit e qeverisë në lidhje me mundësitë eventuale për investime të tjera ekonomike, mes të cilave edhe në sferën e bujqësisë.

Është paraparë dy ditë të qëndrojë në Ohër, ndërsa vizitën në Maqedoni ta përfundojë me qëndrim në Shkup, të premten.

Kompania “Sahara India Parivar” përfaqësues i të cilit është miliarderi Subrata Roj, parashtroi propozim për ndërtimin e kompleksit turistik superluksoz “Saharian Maqedonia”, në mënyrë iniciale  i menduar të jetë i vendosur te autokampi “Lubanishte” në sipërfaqe prej 240 hektarëve. Kompleksi parasheh më shumë përmbajtje, hotel luksoz në ujë apartamente nga klasa më e lartë, vila, flotë detare, plazhe private, kazino dhe terrene të golfit. Projektin e ka përpunuar shtëpia e njohur projektuese botërore “Atkins” nga Londra, sipas paralajmërimeve me standarde më të larta ekologjike. (INA)