largea_guardiola11352407684

Milani mohon zërat për bisedimet me Guardiolan

Ndërmjet Milani dhe Pep Guardiolës nuk ka asnjë trataivë në zhvillim. Kjo është deklarata e radhës që tani vjen nga një njeri shumë i besueshëm apo më saktë manaxheri i ish trajnerit të Barcelonës Jose Maria Orobtig.

“Kam një raport të mrekullueshëm me Gallianin prej vitesh por kjo nuk do të thotë asgjë. Unë kam numrin e tij dhe ai timin por nuk ka patur asnjë takim për Guardiolën kjo edhe sepse i vetmi përfaqësues i Guradiolës jam unë. Dua të sqaroj edhe një herë tjetër: Pep nuk do të flasë me askënd deri në janar”.

Me rastin e sfidës së Champions me Malagan në Milano ishin parë si vëllai i Guardiolës Pere, ashtu edhe njeriu i aftërt i tij Manuel Estiarte. U fol për nja takim të mundshëm me Galliani për të hedhur bazat për një tratativë që mund të përfundojë vitin e ardhshëm. Por pas përgënjeshtrimit që bëri admisnistratori i deleguar kuqezi ka ardhur edhe ai i manaxherit të vërtetë të trajnerit Guardiola.

“Pep nuk dëshiron të dijë asgjë për të ardhmen edhe nëse bëhet fjalë për Chelsea, City, Psg, Milan, Roma përfaqësuesja kiliane apo ajo braziliane, të gjitha këto skuadra që mediat kanë nxjerrë gjatë kësaj periudhe. Pep ndodhet në New York dhe dëshiron ta ketë mëndjen e lirë. Vëllai i tij Pere është manaxher i disa futbollistëve të Malagas dhe jo vetëm dhe është normale që të udhëtojë për të parë ndeshje dhe për të takuar njerëz. Por e ritheksojë që përfaqësuesi i Pep jam vetëm unë”.