CALCIO

Milani i kënaqur me negociatat për Tevez

Drejtori i Milanit, Ariedo Braida është ndarë i kënaqur me ecurinë e deritanishme të bisedimeve me Manchester Cityn për sulmuesin Carlos Tevez, duke thënë se është bërë progres i konsiderueshëm drejt arritjes së marrëveshjes, teksa negociatat po vazhdojnë.

“Unë nuk kam asjë për të deklaruar tani për tani”.

“Ne po vazhdojmë të mbesim në kontakt. Unë nuk jam magjistar dhe nuk e di se si do të përfundojnë gjërat. Por, gjithçka është mirë, gjithçka është normale. Takimi shkoi mirë”, u shpreh Braida.