ca

Milani fiton Trofeun Berlusconi

Milani ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-1 në ndeshjen e fundit para-sezonale të zhvilluar në San Siro në kuadër të Trofeut Berlusconi.

Rossonerët kaluan në epërsi me anë të një goli të shkëlqyeshëm nga Kevin Prince Boateng pas vetëm tetë minutash lojë, falë një asistimi nga Gennaro Gattuso.

Derisa Juventusi krijoi disa raste shënimi por pa arritur t’i konkretizojë ata, ishin sërish kampionët e Italisë ata që shënuan, me Clarence Seedorf i cili dyfishoi epërsinë në minutën e 22-të me një gol tjetër të bukur.

Biankonerët bënë një paraqitje më të mirë në pjesën e dytë, por e gjitha çfarë arritën ishte një gol në pjesën e dytë të ndeshjes i shënuar nga Mirko Vucinic.