real-madrid-theo-duoi

Milani arrin marrëveshje për El Shaarawy

Milani ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit kreativ të Genoas, Stephan El Shaarawy për një shumë prej 6 milionë eurosh.

Sky Sport Italia pohon se Adriano Galliani dhe Enrico Preziosi e kishin arritur marrëveshjen të martën, ndërsa futbollisti sipas mediave italiane do të jetë në bashkëpronësi të të dyja klubeve.

Ky do të jetë transferi i tretë i Milanit për këtë verë, pas transferimeve të mbrojtësve Philippe Mexes dhe Taye Taiwo në parametra zero.