Mila Kunis shtatzënë

Mila Kunis shtatzënë

 Mila Kunis shtatzënëPas dy vitesh lidhjeje më në fund vjen konfirmimi Mila Kunis është shtatzënë. Të gjitha sinjalet ishin, sepse në fund të shkurtit Ashton Kutcher i kishte dhuruar një unazë të mrekullueshme fejese dhe tabloidet kishin filluar të vinin baste për datën e tyre të martesës. 

Tani nga ‘E!Online’ tek ‘People’ ata njoftojnë për shtatzëninë dhe ‘janë shumë të lumtur’. Mila e Ashton kanë filluar të frekuentohen në prill të 2012, pasi Kutcher i kishte dhënë fund martesës me Demi Moore.

Dashuria me shikim të parë ndodhi në skenën e ‘That’70 show’ dhe prej atëherë nuk janë ndarë më asnjëherë. Tridhjetë e gjashtë vjeç ai, 30 ajo, për çiftin tani ka ardhur momenti për tu bërë më seriozë, veçanërisht pas divorcit të Kutcher dhe një fëmijë është një fillim shumë i mirë për të dy.