Microsoft pezullon shitjet e Windows 7

Microsoft pezullon shitjet e Windows 7

Microsoft pezullon shitjet e Windows 7Microsoft ka pezulluar shitjet e kompjuterëve që operojnë me sistemin Windows 7 për konsumatorë, duke shtyrë kështu njerëzit që të përdorin sistemin operativ Windows 8.

Që nga 31 tetori, Microsoft nuk do t’u sigurojë më licenca për Windows 7 Home Basic, Windows 7 Home Premium dhe Windows 7 Ultimate kompanive që merren me krijimin e kompjuterëve, si Dell, Lenovo dhe HP.

Të gjitha modelet e reja të kompjuterëve do të operojnë me platformat Windows 8 ose Windows 8.1. Këtu përjashtohen kompjuterët e bizneseve që operojnë me sistemin Windows 7 Professional, të cilët do të vazhdojnë të shiten të paktën edhe vitin tjetër.

Microsoft do të vazhdojë të mbështesë platformën Windows 7 deri më 13 janar 2015. Një mbështetje e zgjeruar garantohet gjithashtu deri më 14 janar 2020.