Microsoft ndryshon emrin e SkyDrive në OneDrive

Microsoft ndryshon emrin e SkyDrive në OneDrive

Microsoft ndryshon emrin e SkyDrive në OneDriveThuajini lamtumirë SkyDrive-it. Shërbimi në cloud i Microsoft-it do të ndryshojë emrin në OneDrive për shkak se kompania humbi një çështje lidhur me të drejtën e markës me BskyB në korrik të vitit të kaluar.

Më në fund, ata kanë pranuar të ndryshojnë plotësisht emrin e shërbimit gjatë javëve në vijim. Microsoft nuk ka dhënë ende një datë zyrtare të lançimit, duke thënë thjesht se OneDrive do të vijë së shpejti. Kalimi do të kryhet automatikisht tek përdoruesit aktualë të SkyDrive dhe SkyDrive Pro (si dhe për të dhënat e tyre) teksa shërbimi i ri të bëhet i disponueshëm.

Por, mesa duket, Microsoft nuk do të ndryshojë thjesht emrin. “Përgatituni për një vend edhe më të mirë për të ruajtur dhe shpërndarë skedarët tuaj të preferuar tek pajisjet që përdorni,” shkruhet në faqen zyrtare të OneDrive.

Megjithatë, mos u entuziazmoni para kohe. Microsoft njihet për rilançimet e produkteve me veçori “të reja” që në fakt nuk janë aspak të tilla (si për shembull, Live Search kur u bë Bing). Kështu që do të na duhet të presim për të parë se çfarë do të sjellë vërtet ndryshe OneDrive. Nëse do të ketë karakteristika të reja, ato mund të lidhen me shpërndarjen e fotove dhe videove – dy tipe skedarësh që janë përmendur fillimisht në videon promocionale të OneDrive.