Microsoft Azure-based video streaming hyn në shërbim

Microsoft Azure-based video streaming hyn në shërbim

Microsoft Azure-based video streaming hyn në shërbimMicrosoft vazhdon të zgjerojë ofertat e veta në cloud duke sjellë kësaj here shërbimet Windows Azure Media, të cilat u mundësojnë ndërmarrjeve të anashkalojnë ndërtimin e infrastukturës vetjake për të transmetuar live video.

Shërbimi, i cili u lançua ditën e martë, mund të përdoret për t’iu shpërndarë punonjësve video trajnimi, për të transmetuar live në streaming përmbajtje nga një uebfaqe apo për të ndërtuar shërbime videp-sipas-kërkesës, të ngjashme me Hulu ose Netflix.

Ashtu si edhe shumë platforma të tjera të bazuara në cloud, edhe Windows Azure Media Services synon ta bëjë sa më të thjeshtë shpërndarjen e videove streaming. Të ndërtosh një platformë për shpërndarjen e medias që enkodon dhe transmeton video drejt pajisjeve të ndryshme apo tek klientët, është një proces kompleks, që ka nevojë për harduerët dhe softuerët që realizojnë bashkimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen.

Prandaj, Windows Azure Media Services e bën më të thjeshtë këtë proces duke eliminuar adaptimin e elementeve shtesë për pasjen e një infrastrukture vetjake.

Çfarë do të thotë një karrierë në cloud

Me Windows Azure Media Services, ndërmarrjet mund të transmetojnë në streaming video drejt laptopëve, tabletëve, smartfonëve, konsolave të lojërave apo TV e bazuar për shembull në Windows, iOS dhe Android.

Zhvilluesit mund të ndërtojnë workflows për ngarkim automatik, enkodim dhe shpërndarje të videove duke përdorur REST APIs ose. Net dhe Java SDKs që mund të shkarkohen nga faqja e zhvilluesve të Azure.

Atje mund të gjenden gjithashtu edhe dokumentime që i ndihmojnë gjatë fillimit të punës. Aktualisht, versioni që lejon live streaming është i disponueshëm vetëm në një private preview, por public preview do të vijë shumë shpejt.

Përdoruesit e Windows Azure Media Services do të paguajnë një tarifë që fillon nga 1.99 $ për gigabyte dhe rritet më pas me rritjen e vëllimit të të dhënave. (PCWorld Albanian)