MichaelSchumaher

Michael Schumaher po zgjohet

MichaelSchumaherShtatëherë kampioni i Michael Schumaher, është duke u zgjuar dhe se gjendja e tij po përmirësohet, gjithnjë sipas pjestarëve të familjes së gjermanit.

Familja e gjermanit beson fuqimisht se legjenda e Formula 1 do të rikuperohet plotësisht nga koma, teksa thonë se ai është në procesin e “zgjimit”.

Menaxherja e 45 vjeçarit, Sabine Kehm, ka refuzuar që të komentojë për spekulimet se Schumaher ka fituar pneumoni në spital, por ka shprehur besimin e saj dhe të familjes se ai do të rikuperohet nga aksidenti i skijimit që ndodhi para 50 ditësh.

“Familja e Michael Schumaher dëshiron të shprehë falënderimet e sinqerta për simpatinë që po vjen nga e gjithë bota”.

“Fjalët e mira po ndihmojnë familjen dhe ne jemi të bindur se do të ndihmojnë edhe Schumaherin, i cili është në procesin e zgjimit”.

“Në këto situata, asnjë ditë e sotme nuk është e njëjtë sikurse e nesërmja. Familja është falënderuese për mirëkuptimin, pasi nuk mund të zbulojë detajet mjekësore në mënyrë që të mbrohet privatësia e Michaelit”.

“Familja vazhdon të besojë fuqimisht në riaftësimin e Michaelit dhe ka vënë gjithë besimin te mjekët dhe infermierët e të gjithë ekipet e përfshira mjekësore. E rëndësishme nuk është shpejtësia e rikuperimit, por procesi të vazhdojë me progres të vazhduar e të kontrolluar”, ka deklaruar menaxhmenti i Schumaher.

Mungesa e komunikatave zyrtare sa i përket gjendjes së Schumaherit ka nxitur spekulime të ndryshme për të, me mjekët në Grenoble që kanë mohuar spekulimet më herët gjatë javës se shtatë herë kampioni mund të ketë vedkur.

Schumaher është në kujdes intensiv në spitalin universitar në Grenoble që prej 29 dhjetorit kur pësoi aksidentin duke sijuar në alpet e Meribelit.

Schumaher ka fituar shtatë tituj të Formula 1, dy me Benetonin në vitin 1994 dhe 1995, e po ashtu e fitoi pesë herë tjera trofeun nga viti 2000 deri në vitin 2004.

Ai u rikthye nga pensionimi për tri sezone tjera të pasuksesshme me Mercedesin, derisa u pensionua për herë të dytë në fund të vitit 2012.