Michael Schumacher ende në koma

Michael Schumacher ende në koma

 Michael Schumacher ende në komaMund të duhen disa javë ose muaj që Michael Schumacher të dalë nga koma artificiale, ku po qëndron që prej 29 dhjetorit të vitit të kaluar.

Mjekët francezë në spitalin e Grenoble, të cilët po përkujdesen për Schumacher-n njoftuan nisjen e procedurave për zgjimin e tij. Ata thanë se ish-piloti i Formula 1 po i përgjigjet pozitivisht mjekimit dhe paralajmëruan se procesi do të jetë i gjatë dhe i vështirë.

Schumacher mbahet në gjendje kome artificiale nga mjekët për të shmangur rastin më të keq. Ata kanë ndërhyrë disa herë me operacione për t’i hequr grumbullimet e gjakut në tru.