Michael Schumacher do qëndrojë

Michael Schumacher do qëndrojë

Mercedes GP as qe ka ndërmend të largojë ish 7 herë kampionin e botës, Michael Schumacher pas paraqitjeve zhgënjyese të tij në këtë sezon.

Sapo të kemi një makinë të aftë për të garuar në nivele të larta, Schumi do festojë me shampanjë në shkallën më të lartë të podumit. Do rikthehemi lart sepse e dimë cfarë na nevojitet për të fituar”, theksoi drejtuesi Norbert Haug.

Me këtë deklaratë ai siguron se Schumi do garojë me këtë skuderi edhe për të paktën vitin e ardhshëm. Schumacher mban vendin e nëntë të renditjes me 109 pikë distancë larg liderit Lewis Hamilton.