Michael Giffoni : Duhen reforma dhe dialog

Michael Giffoni : Duhen reforma dhe dialog

Ambasadori italian në Kosovë Michael Giffoni ka kërkuar nga institucionet dhe shoqëria kosovare që të vazhdojnë reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe të përdorin dialogun si mundësi për të rivitaliizuar legjitimitetin e Kosovës.

Sipas përfaqësuesit të Italisë në Kosovë, vetëm në këtë mënyrë, Kosova dhe rajoni mund t`i afrohen BE-së. “Ju duhen reforma, reforma dhe dialog”, ka thënë Giffoni në një intervistë për “:Kohën Ditore”. Sipas tij, askush nuk ka arsye që të frikësohet nga dialogu, sepse një proces i tillë ndodh për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe jo për të rënduar atë.

Ambasadori italian i ka ftuar liderët e rajonit dhe të Kosovës që t`u përkushtohen seriozisht reformave që afrojnë kah BE-ja, pasi që, sipas tij, bota ka ndryshuar dhe unioni i 27 shteteve nuk do t`i kryejë më punët e tyre.

Giffoni flet edhe për mundësinë e ballkanizmit të Evropës pas krizës dhe zhvillimeve të fundit, ndërkaq që ka kërkuar nga shoqëria kosovare që temë kryesore të diskutimit ta kenë integrimin.