Metta World Peace i bashkohet NY Knicks

Metta World Peace i bashkohet NY Knicks

Metta World Peace i bashkohet NY KnicksNew York Knicks bën goditjen e radhës në merkaton e NBA. Ronald William Artest, Jr i njohur ndryshe edhe si Metta world Peace largohet nga Los Angeles pas 4 viteve në radhët e skuadrës kaliforniane, duke u bashkuar me skuadrën nga Molla e Madhe.

Edhe pse firma nuk është hedhur ende në kontratë, 33-vjeçari shprehet i emocionuar për këtë eksperiencë, pasi ai bashkohet për herë të parë me ekipin e qytetit ku ka lindur.

Gjithsesi, marrëveshja për transferimin e tij te Knicks nuk rezultoi e lehtë pasi Los Angeles Lakers kërkoi plot 7.7 milionë Dollarë nga sulmuesi për ta lënë të lirë të bashkohet me skuadrën e drejtuar nga Mike Woodston.

World Peace e nisi karrierën me skuadrën e të rinjve të St. John në New York kur mori edhe nofkën Ron Artest. Në 14 sezone si lojtar profesionist në NBA, Artest regjistron një mesatare prej 141 pikësh për ndeshje dhe 4.7 ribaunde. Në vitin 1999 nënshkroi për Chicago Bulls, ndërsa më pas e vazhdoi karrierën me Indiana Pacers, Sacramento Kings, Houston Rockets e Los Angeles Lakers.