Metodë e re për zbulimin e kancerit

Metodë e re për zbulimin e kancerit

Në një studim që është bërë në Universitetin e Egjeut, në Izmir, u zhvillua një metodë e re që përshpejton përcaktimin e qelizave kanceroze me ndihmën e nano-grimcave prej ari, bën të ditur TRT.

Së shpejti do të kemi bijo-agjentë që do të sigurojnë një diagnostikim më të hershëm të sëmundjes së kancerit.

Punimi shkencor jep shpresa për diagnostikimin dhe kurimin e sëmundjes së kancerit dhe ka marrë çmim stimulues nga TUBITAK, që është Agjencia Turke për Studime dhe Kërkime Shkencore.

A mund të zbulohet kanceri më shpejt se sa sëmundja të ndryshojë jetën e përditshme dhe shprehitë e pacientëve?

Punimet shkencore që bëhen sot në lidhje me kancerin po përparojnë në këtë drejtim.

Një prej këtyre punimeve është edhe studimi shkencor që zhvillohet në degën e biokimisë të Fakultetetit të Shkencave Natyrore në Universitetin e Egjeut në Izmir të Turqisë.

Profesoresha Suna Timur nga Fakulteti i Shkencave Natyrore të Universitetit të Egjeut, tha se studimi ka për qëllim të zhvillojë e përsorë sisteme të cilat do të punojnë me radioaktivitet më të ulët dhe do të shkaktojnë më pak dëme tek qelizat e shëndosha të pacientit.

Timur thotë se për diagonstimikimin e kancerit gjatë studimit kanë përdorur biomolekuala të posaçme, si struktura polimerike dhe grimca prej ari, të cilat mund të laujnë rolin e qelizave bartëse. Madje ato mund të jenë të përshtatshme edhe me qelizat bio dhe nuk i dëmtojnë qelizat e shëndosha.