Metodat më të reja në Ortopedi: “JETA ËSHTË LËVIZJE, LËVIZJA ËSHTË JETË”

Metodat më të reja në Ortopedi: “JETA ËSHTË LËVIZJE, LËVIZJA ËSHTË JETË”

Spitali Amerikan i hapur në Kosovë është pjesë e rrjetit të Spitaleve Amerikane të cilët operojnë suksesshëm që pesë vite në Shqipëri dhe ku kanë gjetur mundësi shërimi shumë kosovarë.

Ndër të tjera në Spitalin Amerikanë, është edhe Ortopedia dhe janë të renditura sipas shpeshtësisë qe praktikohen me shume: Ortopedia, Traumatologjia dhe Mjekësia Sportive, të cilët merren me sëmundjet e sistemit muskuloskeletik.

Në departamentin e Spitalit Amerikanë, diagnostifikohen, trajtohen dhe ndiqen (follow up) një pjesë e mirë e sëmundjeve të lidhura me këtë specialitet. Fusha e sëmundjeve që përfshihen në këtë degë janë;

1. Traumatologjia- sëmundjet muskuloskeletale që vijnë si pasojë e aksidenteve, rrëzimeve të ndryshme.
2. Arthroplastika (vendosja e protezave në gjunjë, kukë,shpatull etj).
3. Kirurgjia arthroskopike (realizimi i operacioneve të mbyllura në sëmundjet e kyçeve).
4. Kirurgjia e dorës- operacione mikrokirurgjikale duke përfshirë dhe riimplantimin e pjesëve totalisht të shkëputura.
5. Kirurgjia e shtyllës kurrizore.
6. Kirurgjia e fëmijëve- duke përfshirë dhe sëmundjet e lindura të sistemit muskuloskeletik.
7. Kirurgjia onkologjike (e tumoreve) e sistemit muskuloskeletal.
8. Mjekësia sportive – problemet e shfaqura si pasojë e sporteve të ndryshme.

Nëse do të analizojmë më në detaje këtë nëndegë (subspecialitete);

1.Traumatologjia

Çrregullimet e sistemit muskuloskeletik që shfaqen si pasojë e aksidenteve automobilistike, rrëzimeve të ndryshme që janë të shpeshta në rrethanat e tanishme të vendit tonë. Përfshin të gjitha dëmtimet nga qafa e poshtë duke përjashtuar kështu traumën e kokës me të cilën merret Neurokirirgu dhe Kirurgu plastik dhe traumën e brinjëve dhe shtyllës kurrizore që merret kryesisht Kirurgu thorakal. Pas traumave nuk ndodhin gjithmonë thyerjet (frakturat) e kockave por gjithsesi dëmtohen indet e buta që janë muskujt-tendimet-ligamentet, fushë kjo që e trajton ekipi ynë.

2. Kirurgjia artroskopike

Nënkupton operacionin e mbyllur në sëmundjet e kyçeve. Përdoret metodë e mbyllur e operimit, së pari e vërteton pjesën e dëmtuar me një kamerë e cila futet brenda dhe pastaj e trajton në mënyrë të posaçme. Çka kuptojmë me këtë? Një kamerë në formë të stilolapsit futet brenda shikohet brendësia- kercin, kockat, tendinët, ligamentet kapsulën e kyçeve etj, pastaj në të njëjtën formë me pajisje tjetër po në formë stilolapsilapsi ndërhyhet nga ana e mjekut. Avantazhi me i larte i kësaj ndërhyrje është që procedura mbaron pa e hapur ndonjë vend në gjymtyrë, dhe për këtë quhet operim i mbyllur, dhe kështu pacienti kthehet shumë shpejt në jetë funksionale, punë. Kjo metodë më së shpeshti përdoret në shpatull dhe gjunjë të cilat realizohen me sukses në klinikën tonë.

3. Arthroplastika

Shkurtimisht mund të thuhet se përfshin kirurgjinë e protezave të kyçeve. Fjala proteze është pak a shumë e njëjtë me atë që përdoret në stomatologji, ashtu siç kur prishen dhëmbët në shkallë të përparuar apo kur hiqen dhe vendosen protezë dhëmbësh po ashtu kur tek kyçet degradohet, dëmtohen, përdoren proteza, e cila zëvendëson kyçin e dëmtuar. Në përgjithësi protezat vendosen në gjunjë dhe kuke se ato dëmtohen me shpesh por mund të vendosën dhe në shpatull, bërryl, kyçi i dorës dhe në gishtërinj. Pas vendosjes së protezës pacienti shpëton nga dhimbjet e kyçeve si dhe fiton lëvizshmërinë e tyre. Jetëgjatësia e protezave zakonisht është 15-20 vjet. Suksesi i këtyre operacioneve është i lartë.

4. Ortopedia pediatrike

Nuk duhet harruar kurrë që fëmijët nuk janë minjature e të rriturve. Diagnoza, terapia dhe ndjekja e tyre është ndryshe nga ajo e të rriturve. Kur themi ortopedi pediatrike, menjherë na vjen ndërmend si nxerrja e kërdhokullave, probleme me të ecurit, deformime të ndryshme të sistemit eshtror. Ultrazëri i kërdhokullave është një nder metodat më të mira për zbulim të hershëm të daljes së kukeve çka na çon në trajtim jo kirurgjikal mjaft të suksesshëm. Ultrazëri është ekzaminim rutine tek të porsalindurit në Spitalin Amerikan.

5. Kirurgjia e dorës- operacione mikrokirurgjikale

Mund te thuhet që në këtë subspecialitet përfshihet i gjithë trupi (prej majave të gishtërinjve deri tek qafa). Çka kuptojmë me mikrokirurgji, çfarë funksioni ka? Nënkupton qepjen e hollë të enëve të gjakut, nervave me mikroskop, qepja e të cilave nuk mund të bëhet me sy normal, të lirë se janë pjesë të imeta. Kirurgjia e dorës –përveç atyre me lart përfshihen dhe trajtimi i shtypjes së nervit, këputjeve të tendinave, çarja e muskujve etj nga shpatulla deri tek gishtërinjtë.

6. Kirurgjia e shtyllës kurrizore, përfshin trajtimin e:

– deformimeve të lindura ose të fituara si skoliza, kifoza
– rrëshqitja e vertebrave (Spondilolistesis) apo thyerja (fraktura) e tyre
– hernien diskale, pra degjenerimi i avancuar i disqeve intervertebral
– infeksionet e shtyllës kurrizore si tuberkulozi apo infeksione jo specifike
– tumoret spinal, primar apo metastatic.

Sistemi nervor (palca e kurrizit) që gjendet menjëherë pas rruazave të shpinës mund të shfaqë rreziqe të mëdha për shkak se ato nerva janë të lidhura direkt me trurin dhe sistemin e lëvizjeve tona kjo e bën këtë subspecialitet mjaft delikat. Operacione të tilla realizohen me sukses në spitalin tonë.

7. Mjekësia sportive

Nga vete emri përfshinë grupin e lëndimeve muskuloskeletike që ju ndodhin sportistëve. Sportistët mund ti kthehen përsëri sportit vetëm në qoftë se realizohet një diagnoze e saktë, trajtim i duhur dhe rehabilitim i shpejtë pra shkurtim i kohës së rikthimit në aktivitete sportive. Atletët, por me diagnozën e duhur, trajtim
program rehabilitimi dhe një kthim të shpejtë të sportit përsëri.

8. Kirurgjia e tumoreve të sistemit muskuloskeletik

Përfshin diagnostifikimin, trajtimin dhe ndjekjen mjaft të suksesshme. Fjala tumor do të thotë një masë jonormale e indeve në trup. Në kontrast beninje dhe malinje që nënkupton tumor i mirë ose i keq që shkatërron zonën ku ndodhet dhe që mund të përhapet në vende të tjera. Në sistemin muskuloskeletik përfshihen tumoret e kockave, indeve të buta. Përveç trajtimit kirurgjikal mund të shtohet sipas nevojës dhe trajtimi me ilace (kimioterapi) apo trajtimi me rreze (radioterapia).

9. Ortopedia Moderne

Mund të themi që ka një revolucion të jashtëzakonshëm pasi degë si Mikrokirurgjia-realizimi i operacioneve me mikroskop si qepja e damarëve, nervave etj,- më përpara ju pritej dora, krahu për shkak të dëmtimit të damarëve. Kirurgjia arthroskopike -realizimi i operacioneve të mbyllura në sëmundjet e kyçeve – me përpara bëhej operacion i hapur, plagë e madhe, mundësi për infeksione etj. Dalja e impianteve që përdoren në traumatologji- ka përmirësuar kualitetin e jetës – një pacient me përpara qëndronte në shtrat për tre muaj në thyerjen e qafës së kërdhokut sot brenda një jave mund të eci.
Arthroplastika – vendosja e protezave në gjunjë, kuke – më përpara pacientet kalonin jetën me dhimbje dhe pamundësi për të ecur sot ndodh e kundërta me këtë operacion, etj. Kirurgjia e shtyllës kurrizore- ka bërë që një pacient më skolioze të drejtohet shtylla si një person normal. Kirurgjia e fëmijëve- më pak fëmijë që çalojnë. Kirurgjia onkologjike (e tumoreve) e sistemit musculoskeletal- zbulimi i hershëm dhe trajtimi i tyre ka ulur shumë vdekshmërinë.

Prof. Dr. Bulent A. Tasbas, I lindur ne Kayseri ne Turqi, ne 1994 përfundon Fakultetin e Mjekësisë në Ankara. Specializimin e ka kryer në Spitalin Numune, Ankara. Në 2005 merr titullin Docent në Ortopedi-Traumatologji. Gjatë viteve 2008-2012 ka punuar si mjek dhe pedagog në Spitalin Fatih. Ne 2001, 2005 ka kryer minispecializime- mikrokirurgji, kirurgji plastike në Japoni Universitetin Showa. Në 2000 ka marrë pjese në një program –Deformimet e ekstremiteteve ne USA. Ne 1994-1999 ka marrë pjesë në programe Research ne Spitalin Numune. Ka botuar me se 22 Publikime interenacionale (Pubmed) dhe me shumë se 100 Publikime ne Turqi, anëtar i disa shoqatave Ortopedike Brenda dhe Jashtë vendit.
Duke falënderuar mundësin e Spitalit Amerikan unë vij në Kosovë për të shërbyer për pacientët Kosovare në nevojë.