couple_on_beach

Mësoni se çfarë duan meshkujt

Mes tjerash, femrave u pëlqen që të rregullohen ashtu që të duken sa më bukur para partnerit të tyre. Por, nëse nuk e keni ditur, disa meshkuj më shumë pëlqejnë që t’ju shohin në një formë më të relaksuar (në variantin shtëpiak), sesa me pantallona të ngushta dhe take të larta.

Secila femër është e parezistueshme në formën e vet. Të gjitha ato mundohen të duken sa më mirë, ndërsa meshkujve u pëlqejnë gjërat krejtësisht të thjeshta.

P.sh. atyre u pëlqen shumë kur femra nuk ka makijazh, gjegjësisht kur fytyra e saj është e mbuluar vetëm me pudër, ndërsa qerpikët janë të zgjatur me maskarë.

Besoni ose jo, meshkujve u pëlqen shumë kur brekët dhe jelekët tuaj nuk janë pjesë e kompletit. Tregojini se nuk jeni përgatitur për një natë pasionante dhe kjo do ta eksitojë edhe më shumë.

Të gjithë atyre u pëlqejnë femrat sharmante, të cilat kanë sens për humor, prandaj kohë pas kohe tregoni ndonjë barsoletë. Tregoni se jeni argëtuese dhe me vetëbesim. Kur ai nuk është i disponuar, mundohuni ta ‘detyroni’ të qeshë, thojani atë që dëshiron ta dëgjojë dhe tregoni se jeni sensuale.

Po ashtu, mos harroni se meshkujve u pëlqejnë linjat trupore pakëz të plota. Mos u turpëroni nga trupi juaj. Ndërsa kur të shkoni në krevat vishni një bluzë të rehatshme, nuk do të thotë se gjithmonë duhet të vishni të brendshme seksi për të. Dhe mos u shqetësoni nëse i keni flokët e rregulluara.

Dhe mbani mend, meshkujve u pëlqen shumë kur femra krijon kontakt me sy me ta, prandaj mos u turpëroni dhe mos e largoni shikimin.