clooney

Meshkujt në moshë, gjithnjë e më joshës

Nëse kanë filluar t’u thinjen flokët mos bëni panik, në fakt kjo do të ishte shenjë e mirë nëse akoma jeni “në gjah” për gjininë e bukur. Femrave, në fakt, u pëlqejnë më shumë meshkujt të cilët duken pakëz më të vjetër.

George Clooney dhe Brad Pitt asnjëherë nuk kanë pasur probleme për të joshur gjininë e kundërt, ndërsa tash kanë ardhur kohë më të mira edhe për meshkujt ‘mesatarë’. Meshkujt deri në moshën 55-vjeçare mund të jenë të sigurt se mund ‘të peshkojnë’ femra vetëm në bazë të dukjes së mirë.

Para tre dekadash, rrallë femër do të pranonte të martohej me një mashkull më të vjetër se 45 vjeç, mirëpo gjërat po ndryshojnë.

Një studim britanik ka treguar se meshkujt më të vjetër kanë akoma gjasa për të kapur femra, falë asaj se i kushtojnë më shumë vëmendje dhe investojnë në dukjen e tyre, si dhe mundohen të mbajnë formën.

“Meshkujt më të moshuar janë gjithnjë e më atraktivë për femrat. Në fakt, në shumicën e rasteve ata duken sikur të jenë së paku dhjetë vite më të ri dhe kështu u duken më tërheqës femrave”, ka thënë zëdhënësja e kompanisë Debenhams, e cila e ka realizuar studimin.