Meshkujt me fytyrë të gjerë, tërheqës për lidhje afatshkurtra

Meshkujt me fytyrë të gjerë, tërheqës për lidhje afatshkurtra

Meshkujt me fytyrë të gjerë, tërheqës për lidhje afatshkurtraNëse shpresoni që Shën Valentinin ta kaloni me një partner me të cilin doni të qëndroni gjatë, studiojeni atë nga afër në dritën e qiririt.

Gratë janë të tërhequra nga burrat me fytyrë të gjerë për lidhje afat-shkurtra, sipas një studimi– por kanë tendencën mos t’i shohin ata si bashkëshortë.

Kjo mund të jetë për shkak se burrat me fytyrë të gjerë perceptohen sikur janë më dominantë dhe agresivë.

Nëse kjo i bën që në fillim të jenë të dëshirueshëm, ata janë më pak tërheqës nëse trajtohen si partnerë afatgjatë.

Kërkuesit studiuan më shumë se 150 burra dhe gra beqare, të moshës 18 deri 32, gjatë një mbrëmjeje ku kishin dalë për takim, me ndërveprim që zgjaste 3 minuta.

Burrat, të cilët që më parë ishin klasifikuar si dominantë kishin fytyrë më të gjerë dhe gratë thanë se do të ishin më të interesuara të kishin lidhje afatshkurtra me këta meshkuj.

Kërkuesja kryesore e studimit Katherine Valentine e “Singapore Management University”, tha: ‘Studimi ynë tregon se vetëm gjatë tre minutave takim në jetën reale, gratë gjetën burrat dominantë me fytyrë më të gjerë, tërheqës për lidhje afatshkurtra dhe dëshironin të dilnin sërish në takim me ta.’

Kërkimi i mëparshëm eksploroi edhe nëse burrat dominantë janë tërheqës për gratë.

Studimi, i publikuar në “Psychological Science”, zbuloi se si gjerësia edhe gjatësia e fytyrës janë të faktorë të përbashkët që mendohet se kanë efekt në nivelin e dominancës.

Valentine tha: ‘Fytyrat e gjera dhe të larta janë bashkëlidhur me natyrën luftarake, agresivitetin, fuqinë vetvlerësuese dhe me suksesin financiar.

Kjo ka lidhje edhe me nivelin e testosteroneve dhe mund të bëjë që burrat të duken më dominantë dhe të jenë të dëshirueshëm si partnerë për një periudhë afatshkurtër.

Gratë nuk dëshirojnë të kenë këtë lloj partneri në krah për një kohë të gjatë për arsye se këtë tipar mashkullor e lidhin me trajtimin e padëshirueshëm që ky lloj mashkulli mund t’i bëjë, me agresivitetin.