first

Meshkujt dashurohen pas takimit të parë, femrat pas të gjashtit

Sipas një studimi më të ri, për dallim nga femrat, meshkujt kanë nevojë për shumë më pak kohë për t’u dashuruar.

‘Gjinia e fortë’ e fal zemrën pas një buzëqeshjeje të vetme, ndërsa as që kanë nevojë për të biseduar me partneren potenciale, ndërkohë që femrave iu duhet më shumë kohë.

Një nga pesë meshkuj të anketuar kanë thënë se janë dashuruar që në shikim të parë. Më shumë se gjysma e tyre kanë rënë në dashuri që në takimin e parë, ndërsa rreth tre të katërtat e meshkujve e kanë falur zemrën pas tri takimesh.

Për dallim nga meshkujt, vetëm një nga dhjetë femra e kanë përjetuar dashurinë në shikim të parë. Shumica e tyre as pas takimit të gjashtë nuk kanë mundur të vendosin nëse mashkulli me të cilin kanë dalë është personi i duhur.

Nga ana tjetër, pjesëtarët e të dyja gjinive janë pajtuar se e kanë pasur më të vështirë ta tejkalojnë dashurinë e parë.