|

Menduh Thaçi kërkon garanci nga Cërvenkovski

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi kërkon garanci nga partia më e madhe opozitare maqedonase LSDM, në rast të një bashkëpunimi opozitar midis bllokut politik shqiptar dhe atij maqedonas. 

Kjo është theksuar nga e përditshmja “Dnevnik” në Shkup, e cila ka bërë të ditur për zhvillimin e një takimi midis kreut të PDSH-së dhe kreut të LSDM-së, Branko Cërvenkovski gjatë festave të ndërrimit të motmoteve.

Nga PDSH konfirmohet takimi, por theksojnë se Thaçi ka kërkuar garanci nga Cërvenkovski për arritjen e një marrëveshje e cila do të respektohet dhe të ketë si bazë bashkëpunimin e spektrit politik shqiptaro-maqedonas. Por, nga PDSH shprehin mëdyshje se Cërvenkovski mund të jetë i rezervuar dhe të mos respektoj marrëveshjen me PDSH-në, për shkak të mundësisë së bashkëpunimit të sërishëm me BDI-në e Ali Ahmetit.

Në LSDM nuk komentojnë ndonjë bashkëpunim me PDSH-në, por ato janë optimistë për rigrupimin e opozitës maqedonase dhe shqiptare për rrënimin nga pushtetit të VMRO-DPMNE.  Në kampin politik shqiptar deri tani është arritur një marrëveshje për bashkëpunim opozitar midis PDSH dhe RDK. (INA)

Etiketa:

Komentoni