Melissa Ibbitson ha 75 kilogramë keçap në vit

Melissa Ibbitson ha 75 kilogramë keçap në vit

Melissa Ibbitson ha 75 kilogramë keçap në vitShumë nga ne kemi vartësi nga diçka, ndërsa Melissa Ibbitson është e varur nga keçapi dhe nga ushqimi i saj i preferuar konsumon 75 kilogramë në vit.

Studentja britanike thuajse me secilin ushqim ha edhe keçap duke përfshirë edhe sallatën.

Miqtë e saj, të cilët e dinë për dashurinë që ka ndaj kësaj salce, gjatë festave i sjellin dhurata që doemos duhet të përfshijnë edhe keçap.

“Prindërve të mi nganjëherë u vjen turp, sepse kur dalim për darkë shfrytëzoj mbi 12 qeska me keçap”.

“Ha vërtet shumë, nuk mund ta imagjinoj se çfarë i bëj organizmit tim me të”, ka deklaruar Melissa. /Telegrafi/