Meditimi forcon imunitetin

Meditimi forcon imunitetin

Trajnoni shpirtin tuaj në të njëjtën mënyrë si ushtroni muskujt tuaj në palestër, dhe më lehtë do ta keni ta mposhtni vetminë dhe sëmundjet e ndryshme.

Kështu, për shembull, personat e moshuar që vuajnë nga vetmia përballen me rrezikun e madh se do të preken nga sëmundja e Alzhaimerit dhe vdekja e hershme.

Shkencëtarët nga universiteti Karnegi Mellon kanë zbuluar se teknikat e meditimit ndikojnë në zvogëlimin e ndjenjës së të qenit i izoluar dhe njëkohësisht forcojnë aftësinë e mendjes në luftë kundër sëmundjes.

Mjekët këshillojnë njerëzit që ndërpresin konsumimin e duhanit për shkaqe shëndetësore, por rrallë herë trajtohet vetmia.

Në pyetje është teknika e vjetër 2500 vjet – ka deklaruar udhëheqësi i këtyre hulumtimeve Dejvid J. Kresvell. Hulumtimi po ashtu ka treguar se meditimi ndikon në largimin e sëmundjeve si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.