Me WhatsApp do të bëhen edhe telefonata

Me WhatsApp do të bëhen edhe telefonata

Me WhatsApp do të bëhen edhe telefonataPas blerjes nga ana e Facebook për 19 miliardë dollarë, vjen një tjetër lajm shpërthyes për WhatsApp.

Ky i fundit do t’u ofrojë klientëve edhe shërbimin “Voice”, ose thënë më qartë do të sfidojë një gjigant si Skype apo lloje të përafërta të tipit Viber për të realizuar telefonata përmes internetit.

Lajmi është dhënë nga CEO Jan Koum nga podiumi i Kongresit Botëror të Teknologjisë Mobile që nisi punimet 4 ditore dje në Barcelonë. Shërbimi për të kryer telefonata falas duke shfrytëzuar internetin do të jetë i disponueshëm brenda stinës së pranverës.

Ndërkaq bosi i Facebook njoftoi dje gjatë një konference në Kongres se privatësia e WhatsApp nuk do të ndryshojë, pasi njerëzit këtë gjë duan, ndaj do të ishte budallallëk ta ndryshonimin. Zuckerberg shpjegoi se Facebook bleu WhatsApp, pasi një shërbim që mund të lidhë mes tyre 1 miliard persona vlen më shumë se 19 mld USD.