Me pizhama në klub nate

Me pizhama në klub nate

Se Rihanna është e veçantë dhe nuk mërzitet për mendimet e të tjerëve, këtë tashmë e kemi të qartë.

Këngëtarja e veshur me pizhama ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të klub më të ri të Jay-Z… dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ajo as nuk donte ta mbërthekonte pjesën e lartë.

24 vjeçarja arriti në klubin 40-40 në Barclays Center dhe vetëm falë buzëkuqit të saj të ndritshëm, sandaleve të kafta dhe qaforës ngjyrë ari arrihej të kuptohej se ajo vërtetë ishte nisur në një klub nate.

Ajo ishte përdore me një shoqe derisa hynin në vendin ku ka 101 suita luksoze, 4 bare dhe restorantin, tri klube dhe sigurisht klubin dhe restorantin e Jay-Z, 40/40.

Rihanna sapo është rikthyer në Manhattan pasi që vizitoi Londrën ku promovoi këngën e saj të re, “Diamonds”.