Më 22 korrik nënshkruhet kontrata e PTK-së

Më 22 korrik nënshkruhet kontrata e PTK-së

Më 22 korrik nënshkruhet kontrata e PTK-sëNënshkrimi i kontratës për privatizimin e 15% të aksioneve të PTK-së mes Qeverisë dhe kompanisë Axos shtyhet përsëri. Edhe pse ministri i MZHEO-së Fadil Ismajli kishte garantuar që kontrata do të nënshkruhej më 16 korrik, afati i saj është shtyrë deri më 22 korrik të këtij muaji.

“I gjithë transaksioni është duke shkuar sipas afateve të përcaktuara dhe rrjedha e tij nuk paraqet indikacione, të cilat tregojnë për shtyrje. Aktualisht në bazë të dokumenteve të tenderit, ka kohë deri më 16 korrik për ta bërë nënshkrimin e marrëveshjes së shitblerjes nga të dyja palët, nëse ato palët janë të gatshme për këtë”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e mëhershme të MZHE-së, shkruan Kosova sot.

“Data e paraparë sipas garancionit është data 22 korrik. Këshilltari i transaksionit ka llogaritur gabime në të kaluarën”, ka thënë Ismajli.