|

Me 18 mars ligji per SHISH-in

Parlamenti i Shqiperise do te kaloje per votim projektligjin per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr.8391, date 26.10.1998, “Per Sherbimin Informativ te Shtetit”, te ndryshuar.


Kuvendi miratoi dje kalendarin e punimeve nga data 1 deri ne 18 mars.

Ne permbajtje te tij sqarohet se kjo nisme ligjore shume e kontestuar do te votohet ne seancen e 18 marsit.

Se bashku me te do te kalojne edhe nje sere nismash te tjera ligjore, mes te cilave bie ne sy ligji per Gjykaten Administrative.

Debati

Projektligji i hartuar nga qeveria ka hasur ne kundershtimin e faktorit nderkombetar, i cili ishte i pari qe ngriti zerin, duke kerkuar rishikimin e tij.

Keshtu, ne ligjin e pergatitur nga qeveria, dhe qe aktualisht ndodhet ne zyrat e Kryesise se Kuvendit, thuhet nder te tjera se drejtori qe udheheq punen e Sherbimit Informativ Shteteror, perveç raportit te zakonshem vjetor, duhet qe te raportoje perpara Kryeministrit ne çdo kohe dhe per çdo çeshtje qe lidhet me veprimtarine e ketij institucioni.

Ndersa ne ligjin e vjeter, kryetari i Sherbimit Informativ Shteteror raportonte ne Keshillin e Ministrave, si dhe te Presidenti i Republikes per problemet qe lidheshin me sigurine kombetare.

“Drejtori i SHISH-it i paraqet Kryeministrit nje raport vjetor per punen e Sherbimit Informativ te Shtetit, si dhe i raporton atij, ne çdo kohe, dhe per çdo çeshtje, qe lidhet me veprimtarine e tij”, thuhet ne nenin 5 te ligjit te ndryshuar.

Kompetencat e kreut te qeverise mbi kete institucion shkojne edhe me tej, kur sherbimi shqiptar mund te kerkoje te hetoje mbi sherbimet e huaja.

Sherbimit Informativ Shteteror nuk i lejohet te mbledhe informacion mbi sherbimet e inteligjences se vendeve te tjera, pa marre me pare miratimin e Kryeministrit.

Gjithashtu, po ne ndryshimet e kryera ne kete ligj, Kryeministri eshte ai qe jep miratimin ose jo nese Sherbimi Informativ i Shtetit mund te vendose marredhenie bashkepunimi me vendet e tjera per realizimin e objektivave te tij.

Amendamentet sipas diplomateve te huaj, rrezikojne te cenojne profesionalizimin e Sherbimit Sekret dhe ta vene ate nen nje ndikim te paster politik.

Nderkohe, ne shtesat e kryera ne ligjin e ndryshuar, mandati i drejtorit te Sherbimit Informativ behet 5 vjet dhe me te drejte riemerimi vetem nje here, nderkohe qe me pare nuk percaktohej afati i qendrimit ne krye te SHISH-it.

Kalendari

Ne seancen e 18 marsit eshte perfshire edhe projektligji “Per dokumentin elektronik”; ai per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin “Per planifikimin e territorit”.

Ne rendin e dites se dates 4 mars eshte perfshire edhe projektligji per Gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtesise Administrative.

Ndryshe kjo nisme eshte cilesuar si ligji per Gjykaten Administrative dhe kerkon plot 84 vota per t’u miratuar./tch/

Etiketa: , ,