Më 17 janar në dialog bisedohet për veriun

Më 17 janar në dialog bisedohet për veriun

Më 17 janar në dialog bisedohet për veriunPërfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, e cila është duke ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të lartë politik, në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, të bërë me shkrim, ka paralajmëruar se më 17 janar, në takimin e parë në janar të këtij viti mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij, Ivica Daçiq, do të flitet edhe për veriun e Kosovës.

Në këtë intervistë baronesha Ashton flet edhe për çështjet e tjera lidhur me dialogun. E pyetur se cilat tema do të jenë në tryezë të dialogut në takimin e radhës më 17 janar, Ashton është përgjigjur: “Do të takohemi për të shqyrtuar progresin e arritur, posaçërisht rreth implementimit të IBM-së, dhe siç jemi marrë vesh më 4 dhjetor ne do të diskutojmë edhe për veriun e Kosovës“.

Paralajmërimi se në dialog Kosova do të diskutojë me Serbinë për situatën në veri është në kundërshtim me atë që kanë thënë deri më sot kryeministri Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët gjithmonë kanë deklaruar se “në asnjë rrethanë me Beogradin nuk do të diskutohet për çështjet e brendshme në Kosovë“.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së po ashtu duke hedhur poshtë edhe një herë mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe duke thënë se „ndarja nuk është opsion“, e ka quajtur situatën e tashme në veri të Kosovës si „të paqëndrueshme“.

  • Keni Kujedes

    Serbija ne Ver te Mitrovices ne tokat Shqiptare ka Parsysh Qymyrin e kosoves Kosova esht ne Vendin e dy ne Europ me qymyr qe ka mundesi ta rit Ekonomin e Kosoves me 5 Millard Euro ne vit Kosova mundet ta Furnizoj Europen edhe edhe vendt e botes qaq Kapital ka Kosova Kosova ka Dukat Kristal eeeeee shum tjera Srbija e din ket shikoni si u Ndertue Novi Beograd etj. Serbija per her te par mas 20 vjeti ju qelen Ruget Drejtim Europa pse Kosova ja Mundesoj e tash Srbija ne Medija po Lun Rol Diplomat Platforma si ta Izoloi Veriun e Mitrovices Per Jug nuk i Intereson shum por nes munden edhe Jugun e marin ni her esht Pytje Qymyri Trepca etj o Popull Shqiptar hapini syt se ju Izuloi Serbija BE po hesht per Platform kam frik mos bo bohet si ne kohen e UNMIK qe e bllokun veriun edhe Jugun me shumic Serb u mush Kosova me Ushtar te milloshevicit tash jan Civil i kan pru Grat e Thmit kush nuk po di kush po han e kush po Pin Presh Bujanovc Shqiptart nuk Guzojn mu ni Zhandamaria a ty esht e na Veri te Mitrovices duhet me Hilikopter me shku ne Pun kjo nuk esht e mujshme qk p ndodh Jahjaga Demokraci mere Demokracin tash qysh e lype e gjete. Ishallah Ramushi edhe Thaci e pshtojn Kosoven Ishallah.