|

McLaren prezanton ‘makinën e ëndrrave’

McLaren ka dizajnuar një makinë të re që çdo mashkull do e dëshironte, por vetëm një multimiliarder anonim do e gëzojë sepse firma legjendare britanike e ka dizajnuar posaçërisht për të.

McLaren X-1 është frymëzuar nga disa makina të tjera klasike duke përfshirë MP4-12C. Miliarderi ka porositur fabrikuesit që kjo makinë të mos ketë të dytë në botë. ‘Daily Mail’ publikon se ai ka kërkuar që makina e tij të jetë “e pavdekshme dhe me një elegancë klasike”.

Pas tre vitesh diskutimi, dizajnimi dhe ndërtimi, McLaren zbuloi makinën X-1 në një plazh të Kalifornisë.

Mendohet se vlera e kësaj makine fantastike është më shumë se 1 milionë dollarë.

Komentoni