Mbyten në rezervuar nënë e bijë

Mbyten në rezervuar nënë e bijë

Një tragjedi familjare ka ndodhur mesnaten e sotme në Malësinë e Madhe ku nënë e bijë janë mbytur në një rezervuar.

Bëhet fjalë për shtetasen e quajtur Nexhmije Hyka, e cila është mbytur bashkë me vajzën 9 vjecare Esmeralda, në tentativë për ta shpëtuar këtë të fundit.

Sipas forcave të rendit, 39 vjecarja nuk ka mundur ta shpëtonte të bijën, e cila hyri në rezervuar duke mos arritur të dalë prej andej bashkë me të ëmën.