Mbyllet festivali i Butrintit

Mbyllet festivali i Butrintit

Mbyllet festivali i Butrintit“Si engjëjt ne qiell”, ishte një nga performancat me te veçanta te Festivalit Ndërkombëtar te Butrintit. Ne mbylljen e këtij eventi te përvitshëm, trupa e artisteve italiane te Bergamos, veshur si engjëj, ka zbritur ne toke.

Me performanca te heshtura, ata kane hyre mes publikut ne shëtitoren kryesore te Sarandës, duke komunikuar me gjuhen e figurave. Regjisori i trupës italiane tregon se është pjesëmarrës i mbi 40 aktiviteteve te tilla. Sipas tij, festivali i Butrintit ishte një emocion ndryshe, si për artistet dhe për publikun. “Unë besoj se ajo që ne performojmë, depërton dhe kuptohet nga publiku i çdo vendi.

Gjuha e gjesteve dhe ajo e trupit përkthehet njësoj në çdo gjuhë te botes. Ne kemi marrë pjesë në dhjetëra festivale, por këtu jemi shumë të emocionuar sepse ka shumë njerëz dhe shumë kuriozitet”, tha Luigi Pezzotti, regjisor i trupës italiane. Festivali Ndërkombëtar i Tetarit “Butrinti 2000” u rikthye pas dy vitesh mungese.

Organizatoret janë shprehur se nuk do te ketë me ndërprerje te këtij eventi te rendesishem. Edhe pse ne festival nuk kishte perfomanca te artisteve shqiptare, kritikët vlerësuan pjesëmarrjen dhe performancat e artisteve te huaj nga Bullgaria, Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës.