Mbyllet banka 300-vjeçare

Mbyllet banka 300-vjeçare

Mbyllet banka 300-vjeçareBanka më e vjetër në Zvicër rrezikon të mbyllet përgjithmonë, pas një gjobe të rëndë të vendosur nga një gjykatë në Nju Jork, për shkak të ndihmesës që i dha amerikanëve për të fshehur të ardhurat nga taksat.

”Wegelin”, e formuar në vitin 1741, duhet të paguajë 57,8 milionë dollarë ndaj autoriteteve amerikane për shkeljen e tyre.

Në një deklaratë, “Wegelin” informonte se pasi të shlyente detyrimet ndaj Uashingtonit zyrtar, do të pushonte së ekzistuari.

Banka pranoi se ndër vite, ka lejuar mbi 100 shtetas amerikanë që të fshehin në këtë bankë një shumë të përgjithshme prej 1,2 miliardë dollarësh.

”Wegelin”, e cila nisi punë 35 vite përpara se Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shpallnin pavarësinë e tyre nga sovraniteti britanik, shndërrohet në bankën e parë që pranon akuzën e evazionit fiskal në territorin amerikan.