Mbyllen 43 shkolla në Prishtinë - dyshohet se nafta është kancerogjene

Mbyllen 43 shkolla në Prishtinë – dyshohet se nafta është kancerogjene

Mbyllen 43 shkolla në Prishtinë - dyshohet se nafta është kancerogjeneKryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë vendim për mbylljen e tri shkollave “Asim Vokshi”, “Sami Frashëri” dhe në “Meto Bajraktari”.

Në një konferencë për media, ai tha se lëndët djegëse që po përdorin këto shkolla dyshohet të jetë kancerogjene.Prandaj, derisa Komuna t’i ketë në dorë analizat e Institutit të Shëndetit, shkollat do të mbesin të mbyllura.

Disa prindër kanë telefonuar në redaksinë tonë dhe kanë njoftuar se fëmijëve të tyre në kopshtet publike u është thënë që “mos të vijnë nga e hëna”.

Të kontaktuar nga Express, në Ministrinë e Arsimit kanë thënë se vendimi për mbylljen e shkollave është marrë nga komuna dhe se nuk është vendim i tyre.