0,,2373711_4,00

Mbrojtja e Hradinajt, kërkon përshpejtim të procesit ndaj tij

Michell O’Reilly, avokat mbrojtës i Ramush Haradinajt në Tribunalin e Hagës, ka kërkuar nga Tribunali që procesi gjygjësor ndaj Haradinajt të mbahet me daten 1 maj, dhe se procedurat duhet shpejtuar sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Këtë e ka konfirmuar në një konferencë për media, Besnik Tahiri anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Sot me 23 shkurt është mbajtur konferenca statutare për rastin Haradinaj. Ne kemi qenë në kontakt me ekipin mbrojtës dhe dëshirojmë t’ju njoftojmë se kjo konferencë statutare ka trajtuar kryesisht tema që ndërlidhen me çështjet teknike, çështje të cilat duhet të përgadisin procesin gjygjësor, fillimin e gjykimit të Ramush Haradinajt”, tha Tahiri.

Ai ka shtuar se ekipi mbrojtës i Haradinajt, ka prezentuar para gjykatës evidencën e vet dhe njëkohësisht ka kërkuar që data 1 maj të jetë dita kur do të mund të fillonte gjykimi ndaj ish kryeministrit Haradinaj.

“Njëkohësisht ka kërkuar që procesi të përshpejtohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Tahiri.

  • skender

    une dëshiroj që sa më parë që të lëshohet prej hagës e të vjen në shtëpi RAMUSH HARADINAJ .
    Dhe të zgjidhet perfundimisht qështja e KOSOVES ……….. sepse me kta deputet tanë që i kemi per momentin nuk do të zgjidhet asnjë problem …………. I KOSOVES ?!…

  • skender

    skenderbeu po shkrun …o ju populli
    i kosoves vetem te keni pak durim se do behet mir austro hungaria na kan sundu 500 vjet turkia 100 vjet serbia.etash jo ishalla evropa apo amerika sepse jemi nje popull shum shum i urte e puntor allahu na ndihmofte…