Mbrojtja e afërt e Kryeministrit Thaçi godet dy persona

Mbrojtja e afërt e Kryeministrit Thaçi godet dy persona

Mbrojtja e afërt e Kryeministrit Thaçi godet dy personaFitim Kabashi dhe Reshat Nrecaj nga Sallagrazhda e Suharekës, janë në paraburgim në Prizren, për shkak se policia pretendon se e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike. “Dy persona janë shoqëruar në Stacionin e Policisë në Suharekë për prishje të rendit dhe qetësisë”, ka theksuar për “PrizrenPress”, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Brahim
Sadria.

Sipas tij, arrestimi i tyre është bërë pasi që nuk kanë respektuar urdhrin e mbrojtjes së afërt të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit.

“Kjo nuk ka lidhje me Kryeministrin, pasi që mbrojtësit e tij kanë shkuar për t’ia pastruar vendin në një lokal dhe aty pasi e kanë prishur rendin dhe qetësin, dy qytetarët i kanë arrestuar dhe dërguar në polici”, tha Sadria.
Por, version tjetër për ngjarjen jep vëllai i Reshat Nrecajt, Sedati.

Sipas tij, Fitim Kabashi dhe Reshat Nrecaj janë rrahur nga policët e sigurisë së Kryeministrit. Ai thotë policia që mbronte kryeministrin Thaçi e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, Reshatin. “Ai është i rrahur. Policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion për këtë ngjarje”, shprehet ai.

Për këtë, Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadria, ka theksuar se nëse familjarët mendojnë se policia ka tejkaluar kompetencat e veta, atëherë ata kanë të drejtë ankese. “ Ata nëse mendojnë se policia i ka kaluar kompetencat e veta, atëherë ata mund të ankohen. Asgjë tjetër nuk mund të them për këtë ngjarje”, tha Sadria.