mbreteri

Mbretërit fundosin Nëndetësen (Video)

mbreteriReal Madridi ka dalë triumfues përballë Villarrealit në Santiago Bernabeu (4-2), në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.
I rikthyeri nga lëndimi, Gareth Bale, e zhbllokoi rezultatin që në minutën e shtatë.

Një harkim të Bale nga e djathta e priti Karim Benzema për të dyfishuar epërsinë (25’).

Para se skuadrat të shkonin në pushim, Nëndetësja e Verdhë e ngushtoi diferencën. Realizues ishte Mario Gaspar (43’).

Di Maria kombinoi me Benzeman, para se të dërgonte një pasim të përsosur drejt Jese Rodriguez, i cili shënoi golin e tretë të Los Blancos (64’).

Mysafirët shënuan sërish përmes Giovani dos Santos (69’) për të mos i lënë të qetë vendasit.

Mirëpo, Karim Benzema shënoi golin e dytë personal (76’) për të shuar çdo shpresë të Villarrealit për barazim.

Real Madridi është barazuar me pikë me liderin Atletico Madrid dhe ka tri pikë më shumë se Barcelona. (Por dy skuadrat e përmendura akoma nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e kësaj jave).

Në këtë ndeshje mungoi Cristiano Ronaldo, i cili ka filluar ta vuajë suspendimin prej tri ndeshjesh, pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos.

[youtube_sc url=”I3f8mriOyxY”]