Lulzi Basha u përgjigjet kritikave

Mbledhja e informacionit elektronik, kongresi amerikan miraton vazhdimësinë

Mbledhja e informacionit elektronik, kongresi amerikan miraton vazhdimësinëKongresi amerikan ka votuar me shumicë të ngushtë, vazhdimësinë e mbledhjes së të dhënave nga kompanitë telefonike, në lëvizjen e parë që bën legjislativi në Shtetet e Bashkuara sa i takon të ashtuquajturit program i përgjimeve.

Me 205 pro e 217 kundër, ligjvënësit refuzuan përpjekjen për të kufizuar aftësinë e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në mbledhjen e informacionit elektronik. Vetë shefi i agjencisë ka lobuar fort kundër kësaj mase të propozuar që kufizon programet e miratuara më herët.

Vota në Kongres ka vënë në dukje një aleancë të pazakontë mes konservatorëve dhe demokrat-liberalëve të cilat bashkuan forcat kundër programit.

Detaje të përgjimeve të autorizuara mbi telefonatat dhe të dhënat e internetit u bënë publike nga Edward Snowden, një ish-analist i CIA-s që tashmë ndodhet në Moskë, ku ka paraqitur kërkesë për azil.

Amendamenti që u hodh poshtë nga Dhoma e Përfaqësuesve do të kishte bllokuar financimin e programit në fjalë që mbledh detaje nga cdo telefonatë e bërë nga ose drejt një numri në Shtetet e Bashkuara.

Legjislacioni u paraqit nga kongresmeni republikan i Miciganit, Justin Amash, i cili paralajmëroi përpara debatit se kritikët e tij do të përdornin të njëjtin justifikim që kanë përdorur qeveritë përgjatë gjithë historisë, për të dhunuar të drejtat civile, frikën.

Pavarësisht lobimit të fuqishëm kundër amendamentit nga Shtëpia e Bardhë, shumica e demokratëve të Kongresit 111 të tillë votuan pro, ndërsa 83 demokratë kundër. Nga republikanët amendamenti u votua kundër me 134 vota.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare nisi mbledhjen e të dhënave telefonike në vitin 2001 si pjesë e një programi më të gjerë përgjimi të urdhëruar nga presidenti i asaj kohe, xhorxh bush pas sulmeve të 11 shtatorit.