Mbi 100 makina përfshihen në aksidentin e shkaktuar nga mjegulla

Mbi 100 makina përfshihen në aksidentin e shkaktuar nga mjegulla

Mbi 100 makina përfshihen në aksidentin e shkaktuar nga mjegullaMëngjesin e sotëm mbi 100 makina kanë qenë pjesë e një aksidenti të ndodhur në urën New Sheppey Crossing në Britani të Madhe.

Nga të dhënat e deritanishme tetë persona janë plagosur rëndë, ndërsa 200 të tjerë kanë marrë lëndime të lehta. Mjegulla e denduar ishte shkaktarja e këtij aksidenti tragjik ku janë përfshirë të gjitha automjetet e të të gjitha llojeve që po lëviznin në ato momente mbi urë.

Sipas një dëshmitari nga vendngjarja, shoferi Martin Stammers, tha se skena ishte e “tmerrshme”. Stammers tha se bashkë me djalin e tij vrapoi për të paralajmëruar makinat e tjera për të ulur shpejtësinë.

“Më vonë, një grua erdhi deri tek ne me ngashërim duke thënë, ‘faleminderit, faleminderit’ ju shpëtuat jetën time”, tha ai.

“Autoritetet thanë se ka pasur një numër të lënduarish, por askush nuk kishte vdekur. Disa njerëz, të cilët ishin ende në automjetet e tyre, mund të kenë pësuar dëmtime serioze”, shtoi Martin Stammers.