Mbi 100 intelektualë letër Ramës të votojë 3 ligjet e integrimit

Mbi 100 intelektualë letër Ramës të votojë 3 ligjet e integrimit

Mbi 100 intelektualë letër Ramës të votojë 3 ligjet e integrimitShkon në 100 numri i intelektualëve dhe personaliteteve shqiptare që kanë firmosur letrën drejtuar z. Rama për votimin e 3 ligjeve.

Publikimi i letrës që 23 intelektualë shqiptarë i drejtuan kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, ka angazhuar me dhjetëra personalitete të tjerë të shoqërisë shqiptare për t’iu bashkuar kësaj inisiative.

Personalitete të njohur në fushën e artit dhe të mjeksisë, historianë dhe akademikë kanë firmosur letrën, që i kërkon Edi Ramës të lejojë deputetët e Partisë Socialiste të votojnë 3 ligjet e integrimit.

Numri i personaliteteve shqiptare që kanë firmosur këtë peticion ka shkuar në 100. Ata janë emra të respektuar dhe të dashur për shqiptarët, mes të cilëve Hysen Heta prof.dr; Ismail Keta, 2 herë kampion bote në Kick dhe Thaibox; Kastriot Çipi, regjizor; Agustin Kola dhe Fatmir Frasheri, ish futbollistë të sportklub Tiranës; prof. Petrika Afezolli, kompozitori Shpëtim Saraci, koreografi Rexhep Çeliku, prof.dr. Nestor Tereska, dirigjenti Sulejman Balteza dhe shumë intelektualë të tjerë.

Nismëtarët e kësaj lëvizjeje sigurojnë qytetarët se kjo nismë nuk ka ngjyrime politike! Ajo është e frymëzuar vetëm nga interesi kombëtar dhe kërkojnë që me këtë interes madhor të bashkohet edhe Kryetari Partisë Socaliste, zoti Edi Rama.

Nismëtarët e kësaj lëvizjeje qytetare kanë vënë në dijeni për këtë inisiativë edhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Personalitetet shqiptare i kërkojnë zonjës Topalli që 3 ligjet e integrimit të jenë pika e parë e rendit të ditës në Kuvendin e Shqipërise, menjëherë sapo të nisë sesioni i ri parlamentar.