Mbi 1 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 6 muajt e parë të 2014-ës

Mbi 1 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 6 muajt e parë të 2014-ës

Mbi 1 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 6 muajt e parë të 2014-ësVetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Shqipëria u vizitua nga mbi 1 milion turistë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë në 2013, numri i turistëve ka pasur një rritje me 24%.

Shifrat janë bërë të ditura nga Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni në një konferencë për shtyp në Londër, “Shqipëria, destinacioni juaj për Turizëm dhe Investime” dhënë për mediat britanike dhe ato ndërkombëtare.

Ministrja Gjermeni, e cila ndodhet në Angli në krye të delegacionit shqiptar, në Panairin e WTM, Londër 2014, bëri të ditur për mediat e pranishme, në konferencën për shtyp,nismat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare dhe Ministria, që ajo drejton, në sektorin e turizmit ndërsa shoqërohej nga Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Botërore të Turizmit, Carlos Vogeler dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Turizmit, pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Sonia Popa.Gjermeni ne Londer

Ajo çka bie në sy, është shprehur Ministrja, është një rritje e konsiderueshme e turistëve nga Polonia, me rreth 14,000, vendet skandinave, me rreth 12,000 dhe Britania e Madhe me rreth 27,000 vizitorë.

Synimi ynë, u shpreh znj.Gjermeni, është njohja e Shqipërisë si një destinacion turistik. Për të rritur numrin e fluturimeve direkte, jo vetëm gjatë sezonit veror dhe fillimin e fluturimit të linjave me kosto të ulët, u shpreh Ministrja Gjermeni, së bashku me Ministrinë e Transporteve, ndaj kemi nisur negociatat për hapjen e një aeroporti të dytë. Rritja e numrit të investimeve të huaja direkte në Shqipëri, në sektorin e turizmit, përmirësimi i infrastrukturës turistike dhe rritja e cilësisë së shërbimit, janë pjesë integrale e një seri politikash dhe nismash ligjore të ndërmarra, rishtazi, në funksion të industrisë së turizmit. /ATSH/