ElloMbërrin Ello, “vrasësi i Facebook-ut”

Mbërrin Ello, “vrasësi i Facebook-ut”

ElloMbërrin Ello, “vrasësi i Facebook-ut”T​ë gjithë ata persona të cilët janë mërzitur nga Facebook dhe reklamat që shfaqen në profilin e tyre, tani kanë një rrugëzgjidhje tjetër.

Ello është rrjeti më i ri social, i cili ka një kualitet të lartë dizajni pamor dhe zbaton një politikë të fortë kundër reklamimeve.

Rrjeti social pa reklama ka fituar deri tani reputacionin si “vrasësi i Facebook-ut”. Ndryshe nga Facebook dhe rrjetet e tjera sociale, Ello është një provë që demonstron se njerëzit tashmë janë shumë të lodhur, madje dhe të bezdisur nga reklamat, dhe është koha për të kaluar në një nivel tjetër.

Ky rrjet social është themeluar në muajin mars nga Paul Budnitz (i cili është themeluesi miliarder i Kidrobot), së bashku me disa anëtarë të tjerë. Tani për tani, Ello është një rrjet social në të cilin mund të anëtarësohesh vetëm nëpërmjet një ftese, dhe i cili nuk përmban shumë informacione.

Ello nuk ka një version për pajisjet mobile dhe nuk është i kompletuar me të gjitha karakteristikat e një rrjeti social. Për shembull, nuk ka opsionin për t’u bërë bllok përdoruesve të padëshirueshëm, apo për të bërë raportime, e të tjera.

Në të, ndër të tjera, ju mund të komentoni, të përmendni përdorues të tjerë apo të shihni se sa shikime ka një post i juaji, të postoni foto dhe video.

Në karakteristikat e ardhshme do të përfshihen: bllokimi i përdoruesve, mesazhet private, integrimi audio me SoundCloud, raportimi, dhe sigurisht një aplikacion për iPhone dhe Android.