Mbas dobësimit Big Mama gjen të dashur
Big Mama pranon se më 28 shkurt, për ditëlindjen e saj, ka fituar dhuratë prej Zotit një mik shumë të mirë, që e kishte kërkuar me vite, por nuk e ka identifikuar atë. Këngëtarja me shumë fat, gjatë vitit që e lamë pas, pati një mori suksesesh dhe një dhuratë, pikërisht në ditëlindjen e saj, më 28 shkurt. Ajo në këtë ditë gjeti shokun e saj, për të cilin thotë se Zoti ia solli dhuratë. “Viti 2008 ka qenë shumë laraman për mua. Kam përjetuar momente shumë të ndryshme, herë të pikëlluara, herë të gëzuara, por megjithatë vitin 2008 do ta kujtoj për dy gjëra: me datën 28 shkurt, për ditëlindjen time fitova dhuratë prej Zotit, një mik shumë të mirë, që e kisha kërkuar me vite, një mik të vërtetë dhe akoma vazhdoj ta kem. Ajo është gjëja më e bukur që do ta kujtoj gjithnjë”. A thua është pikërisht personi në foto, dhurata për të cilën është shprehur Big Mama në shumë emisione televizive? Fotoja është shkëputur në lokacionin “Shkupi” në Shkup, vend ku argëtohet rinia shqiptare. “Ndërsa, një moment shumë pikëllues më ka ndodhur në vitin 2008, sepse humba xhaxhanë tim, humba një anëtar të familjes, një person shumë të rëndësishëm për mua. Ajo ishte tragjedia më e madhe që
përjetova në vitin që kaloi dhe do ta kujtoj atë vit gjithnjë, sepse ma mori një pjesë të shpirtit tim”, shprehet këngëtarja. Prej muajit korrik e deri më tani ajo ka humbur 20 kilogramë dhe shpreson t’i humbë edhe 10 të tjera. “Jam duke mbajtur ende dietë”, thotë Bigi. Ka realizuar tre këngë shumë të bukura, njëra është vizualizuar edhe me video dhe është kënduar nëpër programe të Vitit te Ri, e cila quhet “Ku rafsha mos u vrafsha!”. Këtë këngë e ka punuar me Fatmir Mujën dhe Ockon. Kënga tjetër është “Premi në bixhoz”, e punuar nga Ocko dhe Avni Qahili. Ndërsa me një këngë tjetër që lirisht mund të thuhet se është këngë për shpirtin e Bigit e punuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, e titulluar “Se duroj dot më”, me një tematikë dashurie diçka krejt ndryshe prej stilit të saj dhe beson se me këtë stil që do të paraqitet, do e shohim gjithnjë tash e tutje, e këndshme dhe shumë e lezetshme për syrin e publikut, dalluar nga herët e tjera që jemi mësuar ta shohim këngëtaren. Me këtë këngë ajo është paraqitur edhe në
“Top Fest 6”, dhe shpreson që do të dalë nga ky eveniment me ndonjë çmim./PanoramaPlus/
[ad#ad-8]

shum qift i mir shpresoj qe te ju shkoj mbar