Mazzarri pergezon skuadren per fitoren

Mazzarri pergezon skuadren per fitoren

Mazzarri pergezon skuadren per fitorenWalter Mazzarri eshte shfaqur shume krenar per Napolin, pasi skuadra e tij u be e para qe fiton ne shtepine e Parmes dhe ky sukses ka bere qe diferenca me Juventusin kryesues te ngushtohet ne tre pike.

“Sot ne kuptuam pse askush nuk kishte fituar ne kete stadium, – ka thene Mazzarri duke buzeqeshur. Dua te komplimentoj Roberto Donadonin, sepse Parma eshte nje skuader e madhe, e cila punon shume forte dhe nuk dorezohet asnjehere.

Ne jemi shume te gezuar me kete fitore te rendesishme. Statistikat thone se ne aktualisht kemi 15 pike me shume se sa sezonin e kaluar, i cili gjithashtu ka qene nje sezon i mrekullueshem. Kete sezon ne po shkojme pertej pritshmerive, por gjithashtu duhet te kujtojme se ne kampionatin italian cdo ndeshje eshte shume e komplikuar.

Ka qene e rendesishme per skuadren qe te luaje nje ndeshje ne jave, keshtu qe mund te balancojme me mire energjite kur te rikthehen ndeshjen e Europa League.” Mazzarri eshte pyetur per Juventusin dhe drejtorin e tyre Beppe Marotta, te cilet kane akuzuar shume ashper gjyqtarin Marco Guida per mungesen e nje penalltie. “Nuk me interesojne shume keto gjera.

Pas Superkupes se Italise ne Pekin, une jam lutur qe te mos bej asnje koment per gjyqtaret deri ne fund te sezonit. Sapo sezoni te mbaroje, une do te shpreh gjithe mendimin tim.” Mazzarri ia dedikoi kete fitore presidentit te Sampdorias, Riccardo Garrone qe nderroi jete javen e kaluar.