Maxhoranca dhe opozita pranë kompromisit

Maxhoranca dhe opozita pranë kompromisit

Maxhoranca dhe opozita sot në takim të ri te kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski do të tentojnë të harmonizohen rreth ndryshimeve të Rregullores kuvendore.

Opozita kërkon të propozojë nga një pikë në çdo seancë plenare të re dhe të vendoset mekanizëm plenar për kontroll të shpenzimit të mjeteve buxhetore.

VMRO-DPMNE-ja, megjithatë, e cila konsiderohen se është më optimale që opozita të propozojë pikë të rendit të ditës një herë në muaj, ndërsa ka rezervë edhe nëse në përgjithësi vendosja e mekanizmit parlamentar për kontroll të shpenzimit të mjeteve buxhetore duhet të rregullohet me Rregulloren ose me dispozita të tjera juridike./ina/

Mazhoranca dhe opozita pas mospajtimeve 20-ditëshe dje u dakorduan për përbërjen e Komisiont anketues i cili duhet ta ndriçojë incidentin që ndodhi në Kuvend më 1 korrik.