Mauro Zarate i shpall “luftë” Lotitos

Mauro Zarate i shpall “luftë” Lotitos

Mauro Zarate i shpall “luftë” LotitosMauro Zarate është gjithmonë një problem te Lazio. Të paktën në dy sezonet e fundit lojtari është shfaqur protagonist më shumë jashtë fushe se brenda saj. Përplasja më e fundit është mes agjentit të tij dhe Lotitos i cili kërkon 10 mln Euro për kartonin e argjentinasit por ofertat për të nuk i kalojnë 5 mln Euro.

Agjenti i Zarate, Luis Russi paralajmëroi presidentin bardhekaltër të ndryshojë qëndrim ndryshe sipas tij lojtari do të largohet dhe Lotito nuk do të fusë asnjë qindarkë në xhep.

“I japim Lotitos 5 ditë kohë për të ulur çmimin e Zarate përndryshe lojtari do të presë deri në 2014 kur skadon kontrata dhe do të largohet me parametër zero. Presidenti mendon se ende vlera e lojtarit është e lartë, në një kohë kur ai vetë me veprimet e tij ka bërë që sulmuesit t’i bjerë çmimi dita ditës. Nuk pranojmë asnjë ofertë për huazim!”

Agjenti Russi më pas shpjegoi se Zarate nuk e pëlqen opsionin Fenerbahce ndërsa tha se Genoa është një klub që e vlerëson argjentinasin.