Maturantja me fustan prej faqeve të gazetës

Maturantja me fustan prej faqeve të gazetës

Maturantja me fustan prej faqeve të gazetësMaturantja Vanja Ljubojeviç nga Tivari i Malit të Zi, ka festuar natën e maturës e veshur me një fustan që nuk përmban asnjë copë tekstili.

Fustanin e vetë solemn, ajo e ka përgatitur prej faqeve të gazetës dhe aty e ka shkruar numrin 14543, numër i dedikuar për donacione për ndihma personave nga rajonet e përmbytura në Serbi dhe Bosnje.

Maturantja Lubojeviç ka deklaruar se me këtë fustan dëshiron të tërheqë vëmendjen e maturantëve dhe prindërve të tyre, që të mos harxhojnë qindra euro për të ble fustanet dhe kostumet e maturës.